.
Published On: Wed, Nov 19th, 2014

Aeroporti peng i ngërçit politik të Kosovës

Share This
Tags

thaci-aeroporAeroporti i Gjakovës, një aset ky mjaft i rëndësishëm që pritet të ndikojë në zhvillimin ekonomik lokal, po vazhdon të mbetet peng i zhvillimeve politike, konkretisht si pasojë e bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të qeverisë së re të vendit.

Sipas kryetares së komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, pas shndërrimit të aeroportit në ndërmarrje publike, hapi i ardhshëm ka mbetur themelimi i bordit të kësaj ndërmarrje, bord i cili do ta ketë për detyrë përgatitjen për dhënien e aeroportit me koncesion.

Por, sipas kryetares Kusari – Lila janë institucionet e reja ato që e kanë për obligim ta bëjnë përzgjedhjen e këtij bordi, prandaj deri në konstituimin e institucioneve, aeroporti do të vazhdojë të mbetet i bllokuar. Nga ana tjetër, janë disa dhjetëra punëtorë që po presin funksionalizimin e aeroportit, për faktin se tash e disa muaj ata kanë mbetur pa punë, ndërsa në bazë të marrëveshjes me KFOR-in italian, të njëjtit kanë përparësi punësimi, në momentin kur aeroporti të vihet në funksion./radiogjakova/