.
Published On: Thu, Jun 4th, 2015

Agron Peni promovon albumin e parë përsonal

Share This
Tags

agron-peniKitaristi i njohur gjakovar Agron Peni, nesër mbrëma do të promovojë albumin e parë personal, e që përbëhet nga komponime origjinale të tij. Ky album do të promovohet përmes një gala koncerti që është paralajmëruar të mbahet, në orën 20, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

E përpos Gjakovës e Kosovës, albumi i Agronit ka filluar të promovohen edhe në shtetet tjera evropiane e në mesin e tyre edhe në Spanjë, në vendlindjen e muzikës Flamengo të cilën e performon edhe Agroni.

Në këtë drejtim, dy nga komponimet e Agronit do të publikohen nga Kompania e njohur spanjolle “Publimaster” në albumin me kitaristët më të mirë botërorë të titulluar “Andalucia Flamenco Chill”. Nëpërmjet kësaj kompanie, këto dy instrumentale do të shpërndahen në 240 shtete të botës.

Por, gjithashtu kjo kompani ka shfaqur interesimin edhe për publikimin ndërkombëtar edhe të komplet albumit të Penit dhe kjo pritet të ndodhë brenda pak muajsh.