.
Published On: Sat, Jun 6th, 2015

Agron Peni promovon albumin e ri me një koncert solistik në Gjakovë

Share This
Tags

Agron peni

Kitaristi gjakovar me renome tashmë edhe ndërkombëtare Agron Peni, mbrëmë ka mahnitur publikun në një koncert solistik që e ka mbajtur në qytetin e tij të lindjes. I shoqëruar nga disa prej muzikantëve më të mirë aktualisht si Ertan Ilyaz, Astrit Stafaj, Adorel Haxhijaj, Visar Mehmeti e të tjerë, Peni ka promovuar në Gjakovë albumin e tij të parë, të përbërë nga 20 instrumentale, të gjitha të kompozuara ose të përpunuara nga vet ai.

E ndonëse kitaristi Peni tashmë ka mjaft performanca në skena të ndryshme kosovare e botërore, ai ka thënë se prezantimi i mbrëmshëm në vendlindje ka qenë  më emocionues.

E pas këtij koncerti, planet e Agronit janë të shumta. Ai po bëhet gati që albumin e tij ta shpërndajë edhe në tregun ndërkombëtar dhe për këtë tashmë edhe ka arritur një marrëveshje me një kompani diskografike nga Spanja. Por, para kësaj, Peni po shpreson ta organizojë një turne në të gjitha trojet shqiptare

Ndryshe, koncerti i mbrëmshëm është përkrahur nga drejtoria komunale për kulturë në komunën e Gjakovës, e cila gjithashtu ka ndihmuar edhe në daljen në treg të albumit të Agron Penit, gjë për të cilën Peni është shprehur shumë falenderues për institucionet dhe qytetin e tij të lindjes.