.
Published On: Sat, Jul 9th, 2016

Akademia Evropiane Verore e Muzikës‏

Share This
Tags
Me nje konference per media sot në Gjakovë, ka nisë rrugëtimin Akademia Evropiane Verore e Muzikës, në të cilën do të marrin pjesë krijues të muzikës klasike, profesor të njohur si dhe instrumentist nga vende të ndryshme të Evropës. Në konferencen e sotme, organzatorët e kësaj akademie, kanë shpalosur programin gjatë dhjetë ditëve sa do të zgjasë kjo akademi, që për heë të parë mbahet në Gjakovë. Drejtori artistik i akademisë Besart Sylejmani nga Shkodra, tha se janë 14 profesor nga vende të ndryshme të Evropës, që do tu ligjërojnë, për 160 studentë pjesëmarrës, që janë nga Kosova dhe viset tjera të hapësirave shqiptare, si dhe nga Gjermania. Ai tha se është i impresionuar  dhe i lumtur me mundësitë që janë ofruar për të organizuar këtë akademi në qytetin e Gjakovës.
Lëndet që do të ligjerohen, gjatë ditëve të akademisë, janë piano, solo-këndim, të gjitha veglat e harqeve, korrno, flaut, klarinetë, po ashtu edhe muzika e dhomës ka një vend me peshë të rëndësishme. Drejtori për Kulturë, Meriton Feizi, ka falenderuar organizatoët që kanë zgjedhur Gjakovën për të organizuar këtë akademi, e cila do të mbahet nga data 12 deri më 16 korrik. Partner implementues të kësaj akademie janë shoqata “Gjakova – Bazel” dhe Komuna e Gjakovës, ndërsa po përkrahet nga shumë ambasda të shteve të ndryshme, si dhe partner të tjerë.