AKB e Dukagjinit zgjedh këshillin drejtues
Aleanca Kosovare e Bizneseve për rrafshin e Dukagjinit, zyra në Gjakovë, mbajti takim me bizneset e mëdha prodhuese dhe tregatre ku u zgjodh edhe këshilli drejtues.
Ky këshill do të ketë përfaqësues nga të katër qytetet e rrafshit të Duakgjinit si dhe 14 anëtarë të tjerë.
Përfaqësues për Gjakovë u zgjodh Berat Bakija (“Bakija”), për Rahovec Shkumbin Gashi (“Alstone”), për Krushë të Madhe Berat Duraku (“Krusha”) si dhe për Deçan e Pejë Durim Beqiraj (“Fidani-L”).
Anëtarët të cilët do të plotësojnë këtë këshill drejtues janë:
- Nertil Zeka (“Nertili”)
- Brahim Golaj (“Golaj”)
- Hamëz Kameri (“Ferotex”)
- Lulzim Morina (“Vëllezërit Morina”)
- Metush Hajdari (“Qëndrimi-M”)
- Arben Hasi (“Tina”)
- Agron Prenkaj (“Agroni-V”)
- Tahir Syla (“Arianiti-S”)
- Skender Sadrija (“S.Sadrija”)
- Muhamet Ibrahimi (“Iskos Trade”)
- Musaj Berisha (“M-Truks Berisha gmbh”)
- Avdyl Gashi (“Hasi-R”)
- Rama Himaj (“Vëllezërit Himaj”)
- Habib Dinaj (kryetar i “Vreshtarve” Rahovec)
“Ky këshill do të jetë aktiv për zhvillimin e ekonomis së bizneseve private në rrafshin e Dukagjinit si dhe përmes mënyrave të tjera do të jetë në në përkrahje të tyre”, u shpreh pas takimit Argjend Fetahu, kryetar i AKB-së për rrafshin e Dukagjinit.
Këshillin e përshendeti edhe selia qendrore e AKB-së në krye me dr. Agim Shahinin. Ai përgëzoi formimin e tij si dhe shprehi gatishmëri për përkrahje maksimale.