.
Published On: Sun, Jul 2nd, 2017

AKB: Ndërprerja e energjisë po i dëmton bizneset në Gjakovë

Share This
Tags

Aleanca Kosovare e Bizneseve, zyra rajonale në Gjakovë, përmes një reagimi shprehu shqetësimin për ndërprerjen pa paralajmërim të energjisë elektrike në rajonin e Gjakovës duke thënë se ky veprim po dëmton bizneset.

Në reagimin e AKB-së, të nënshkruar nga kryetari Argjend Fetahu, merret si rast Qumështorja “Golaj” në fshatin Sheremet.

Sipas tyre, në këtë zonë ka ndërprerje të energjisë elektrike prej 10 ditësh duke i shkaktuar këtij biznesi humbje të mëdha.

Mësohet se Qumështorja “Golaj” ka pësuar dëme në sistem si dhe është detyruar të ndalojë prodhimin e produkteve të bylmetit.

“Hiç më mirë nuk janë as bizneset e tjera dhe qytetarët, sidomos dalja e Ponoshecit, te cilëve u ndërpritet kohë pas kohe rryma pa paralajmërim, ndërkohë që fryhen faturat e pagesës, si kompensim për qytetarët e veriut të Kosovës, që nuk paguajnë fare energji elektrike”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Po ashtu, AKB, zyra në Gjakovë, kërkon nga KEDS që të jap përgjegjësi, ndërsa qeverisë ngritjen e një komisioni hetimor për t’i dalë në mbrojtje të gjitha bizneseve në rajonin e Gjakovës./radiogjakova/