.
Published On: Wed, Aug 3rd, 2016

AKP-ja ka ekzekutuar vendimet për shpërndarjen e fondeve të 20 %-shit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore

Share This
Tags

Agjencia Kosovare e Privatizimit në vazhdën e aktiviteteve të saj, ka ekzekutuar vendimet për shpërndarjen e fondeve të 20 %-shit të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore. Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 42 ndërmarrje shoqërore.

Në këtë këtë paketë janë përfshirë edhe ish ndërmarrjet shoqërore të komunës së Gjakovës. Sipas një liste që është bërë publike nga AKP, në këtë rast do të përfitojnë 26 ish punëtorët e Auto Moto “Mustafa Bakija”, të Ndërmarrjes Prodhimtaria Primare “Ereniku”, si dhe Ndërmarrjes shoqërore “Deva”. Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 2 milion e 936 mijë e 825 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 5 mijë e 720 punëtorë në ndërmarrjet e ndryshme kosovare.

Në total, Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 108 milionë €uro për rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të Ndermarrjeve Shoqerore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të

20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa Ndërmarrjeve Shoqërore tjera, bëhet e ditur përmes një njoftimi të AKP-së.