.
Published On: Mon, Aug 21st, 2017

AKR kandidon Edmond Dushin në Gjakovë

Share This
Tags

Aleanca Kosova e Re ka nominuar kandidatin e saj për kryetar të komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Si e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, Vesel Makolli, sekretar organizativ i AKR-së, kandidati i këtij subjekti politik për të parin e komunës së Gjakovës është Edmond Dushi, aktualisht ushtrues i detyrës së kryetarit të degës.

Me përcaktimin e kandidatit nga AKR-ja, prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunës së Gjakovës, nga partitë e mëdha, deri të martën duhet ta bëjnë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës./radiogjakova/