.
Published On: Sat, Aug 30th, 2014

AKR: Pali del kundër vetes

Share This
Tags

akr-logoDy  subjektet politike Aleanca Kosova e Re dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën.

Pas një reagimi të mëhershëm të AAK-së, të cilët drejtuan disa akuza ndaj qeverisjes komunale, AKR-ja është kundërpërgjigjur, duke ja kujtuar subjektit opozitar se ka qenë pikërisht qeverisja e tyre që ka sjellë dëme të mëdha për komunën e Gjakovës.

Në këtë kontest, në komunikatën e saj AKR i rikujton AAK-së se akuzat për ndërtimin pa leje të objektit banesor në Bllokun e Ri afër pazarit nuk janë të vërteta, sepse ai objekt është ndërtuar dhe legalizuar pikërisht në qeverisje e AAK-së. Sipas AKR-së e njëjta gjë ka ndodhur edhe me pompën e benzinën ne dalje te Gjakovës, drejtimi për Prishtinë, e cila është legalizuar nga qeverisja e AAK-së.

AKR-ja e cila tash qeverisë me komunën e Gjakovës, ka shtuar në këtë komunikatë se AAK-ja nuk po mund të përshtatet në opozitë dhe kjo i ka krijuar pengesa aq të mëdha saqë ka filluar edhe të harrojë për të bëmat e veta apo këto të bëma t’ja “mveshë” dikujt tjetër./radiogjakova/