Aksident në Lugbunar, lëndohen 3 persona
Mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Lugbunar.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë, një qerre me kali dhe një traktor.
Togeri Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Rajonal në Stacionin Policor i tha Radio Gjakovës se nga ky aksident janë lënduar lehtë 3 persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
Sipas tij, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e drejtuesit të veturës. Nga ky aksident ka pasur edhe dëme materiale./radiogjakova/