.
Published On: Mon, Jul 3rd, 2017

Aksident në qendër të qytetit, humb jetën 19-vjeçarja

Share This
Tags

Një vajzë 19-vjeçare është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së hënës në Gjakovë. Rasi ka ndodhur reth orës 09:55 në qendër të qytetit në afërsi të Hotel “Pashtrikut”.

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet në lëvizje nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur dy këmbësore duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, 19-vjeçarja e identitifkuar me inicialet L.Th. ka ndërruar jetë, ndërsa 18-vjeçarja Q.S. vijon mjekimin në spitalin e Gjakovës.

Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë./radiogjakova/