Aksidentet e shumta, Komuna ndërhyn në rrugën transite
Për shkak të numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin, Komuna e Gjakovës pas konsultimeve me autoritetet e tjera të sigurisë, ka vendosur të ndërhyjë në rrugën transite.
Kështu, automjetet nuk mund të kthehen në krahun e kundërt tek Qendra Tregtare “Nertili” pasi pjesa që ishte liruar për të mundësuar një gjë të tillë tashmë është mbyllur.
Po ashtu, tek dy kryqëzimet më të rrezikshme në këtë rrugë janë vendosur shirita vibrues që detyrojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë.
Gjithashtu, janë shënjuar vendkalimet për këmbësorë si dhe është bërë sanimi i shenjave të tjera vertikale dhe horizontale në këtë pjesë të qytetit./radiogjakova/