Aksidentohet një person me mjete piroteknike
Njësitet policore në Gjakovë kanë bërë me dije se gjatë ditës së hënë, një person është aksidentuar derisa ishte duke ndezur një mjet piroteknik.
Ai ishte lënduar pasi mjeti i kishte shpërthyer në dorë. “Pas ofrimit të ndihmës se parë, sipas raportit të mjekut, viktimës i është amputuar gishti i mesëm i dorës”, thuhet në raportin e Policisë. Pas marrjes se ndihmës mjekësore, viktima është liruar në shtëpi, ndërsa rasti është nën hetime./radiogjakova/










