.
Published On: Tue, Jul 18th, 2017

Aksion ndaj drushitësve të paligjshëm

Share This
Tags

Me qëllim të lirimit të hapësirave publike, kryesisht trotuareve, inspektorë të komunës së Gjakovës kanë vazhduar me aksionin e radhës, kësaj radhe ndaj drushitësve të paligjshëm.

Aksioni po bëhet në koordinim me Policinë e Kosovës dhe ata të Agjencisë Pyjore në Gjakovë, ndërsa ka të bëjë me shitësit ilegalë të drunjve.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Inspeksionit, përveç lirimit të hapësirave publike, inspektorët do të kontrollojnë edhe nëse këta shitës kanë dokumentacionin e rregullt.

Në mungesë të dokumentacionit drunjtë do të konfiskohen, kanë bërë të ditur në Drejtorinë e Inspeksionit./radiogjakova/