Aktivitete në njëvjetorin e vdekjes së Zarushit
Në njëvjetorin e vdekjes së asambleistës së Komunës së Gjakovës, Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina do të organizohen disa aktivitete në nderim të veprës të së ndjerës.
Nën patronatin e Kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, nesër (e shtunë) në ora 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, mbahet akademi përkujtimore.
Pos krerëve komunal, aty janë ftuar të gjithë qytetarët të cilët duan të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore.
Po ashtu, nesër me fillim nga ora 11:00 klubi i çiklizmit “Gjakova 137” në bashkpunim me familjarët e të ndjerës Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina organizon një marshin përkujtimor me biçikleta.
Duke dëshiruar që aksidente të tilla të mos ndodhin kurrë më, pjesëmarrësit do të mblidhen pranë vendit të aksidentit, saktësisht te parku i lagjes Gecë si dhe do të bëjnë një vozitje të lirë në rrugët e qytetit të Gjakovës./radiogjakova/