Aktori Kushtrim Hoxha në “The Public Theatre”
Aktori ynë i njohur Kushtrim Hoxha i cili prej vitesh karrierën e tij artistike është duke vazhduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të këtij muaji, do të ngjitet në të njëjtën skenë të teatrit ku luajtën Meryl Streep, Al Pacino e Anne Hathaëay, Natalie Portman e të tjerë. Është fjala për skenën e teatrit “The Public Theatre” një ndër teatrot më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në skenën e këtij teatri përgjatë viteve janë ngjitur në skenë aktorët më të mëdhenj hollivudian. Dhe pikërisht në këtë teatër prestigjioz, në fund të muajit qershor do të ngjitet bashkëqytetari ynë, aktori Kushtrim Hoxha, i cili para audiencës amerikane do të luaj në rolin e Ëarëick. Hoxha ka thënë për KultPlus se kjo shfaqje është bazuar në trilogjinë e Henry të Shekspirit dhe quhet “Prince Hal”. “Shfaqja do të ketë prezantimin e parë në fund të muajit qershor, dhe më pas do të punohet në këtë shfaqje për një kohë të gjatë, sepse është një shfaqje e përmasave shumë të mëdha”, ka thënë Hoxha i cili është shprehur të jetë i lumtur që po punon në këtë teatër. Ndryshe, shfaqja “Hamilton”, që së fundi mori 11 çmime në Tony Aëards, është shfaqje që është realizuar pikërisht në The Public Theatre.










