.
Published On: Sat, Aug 29th, 2015

Aleksander Jabllanoviq, ka komentuar përsëri për vizitën e djeshme të pelegrinëve serb në Gjakovë

Share This
Tags

jabllanovic-aleksanderIsh ministri dhe kryetari i Listës Serbe Aleksander Jabllanoviq, ka komentuar përsëri për vizitën e djeshme të pelegrinëve serb në Gjakovë, por kësaj here ka qenë më i matur, duke mos lëshuar fyerje si pasojë e të cilave u shkarkua nga pozita e ministrit një vit më parë. Ai e ka ftuar sot kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari – Lilën që, “të dënojë ashpër, siç e ka quajtur ai, sulmin e shqiptarëve kundër serbëve, të cilët kishin shkuar në Gjakovë për të kremtuar Ditën e Zojës së bekuar e të cilët ishin penguar nga banorët vendorë”.

Lideri i Srpskës është treguar më i përmbajtur, por ka thënë se “sulmi në Gjakovë ka pasur për qëllim që sërish të poshtërojë e të lëndojë serbët e dëbuar nga ky qytet, dhe kjo sipas tij shpreh nivelin e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të minoriteteve që ekzistojnë në këtë qytet, të cilin ai e quan etnikisht të pastër”.

Në kumtesën që Jablanoviq ia ka dërguar Tanjugut, ai ka përkujtuar se dikur, derisa ishte ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Gjakova kishte ngritur aktpadi kundër tij për shkak se e kishte përmendur fjalën “egërsira”.