Alternativa nderon disa prej veteranëve të arsimit gjakovar
Kryetari i degës së Alternatives në Gjakovë, Gurakuq Dobruna, i shoqëruar nga antarët e kryesisë dhe bashkëpuntorë politikë vizituan disa prej veteranëve të arsimit gjakovarë.
Ata shprehën mirënjohje për angazhimin e tyre dhënë për vite të tëra në fushën e arsimit.
Dobruna vlerësoi kontributin e të gjithë mësimdhënësve të dhënë në etapa të ndryshme kohore, por potencoi edhe angazhimin e Alternativës për një sistem të zhvilluar arsimor si në nivelin qëndror dhe atë lokal.
Përfaqësuesit e Alternativës vizituan veteranët e arsimit si Surrije Brovina, Nanije Deva, Lulash Nikaj, Myzejene Gexha, Hashim dhe Naxharije Binishi, si dhe Fadil Stavileci.
Të jithë këta falënderuan përfaqësuesit e Alternativës për vizitën dhe kanë shprehur dëshirën që arsimi të trajtohet me prioritet nga institucionet e Republikës së Kosovës, më mënyrë që e ardhmja për gjeneratat e reja të jetë më e ndritur dhe më me prespektivë.