Alternativa nis procesin e brendshëm zgjedhor në Gjakovë
Dega e Alternativës në Gjakovë njofton se tashmë ka filluar me procesin e zgjedhjeve të brendshme të degës, konkretisht me formimin e nëndegëve në qytet dhe në fshatrat e komunës së Gjakovës.
Me këtë rast, Alternativa si subjekti më i ri politik në vend, fton të gjithë përkrahësit dhe qytetarët e komunës së Gjakovës që të bëhen pjesë e procesit në konsulidimin e organeve të degës në Gjakovë.
“Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, të mërkurën, në orën 18, në zyret e Alternativës në Gjakovë, formohet nëndega e 4, andaj janë të mirëseardhur gjithë qytetarët e bashkësisë së katër lokale që të jenë pjesë përbërëse e strukturave të Alternativës në Gjakovë”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik./radiogjakova/