Apeli, kujdesuni për një Gjakovë më të pastër
Gjakovë- Gjendja e ambientit në komunën e Gjakovës po cilësohet si mjaft e keqe, prandaj tash është moment i fundit për një vetdijësim të përgjithshëm dhe të pakten ruajtje të asaj çka ka mbetur.
Lidhur me këtë situatë të krijuar, edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka apeluar tek qytetarët që të kujdesen për shumë për ambientit, duke filluar që nga ndërprerja e hudhjes së mbeturinave vend e pa vend.
Ajo, ka bërë të ditur se komuna do të fillojë aplikimin e gjobave për të gjithë ata qytetarë që kapen duke hudhur mbeturina në brigjet e lumejve apo në deponi ilegale të mbeturinave.
Sipas saj, një vendim për t’i gjobitur qytetarët është vendim i rëndë për komunarët, por pavarësisht kësaj është vendim i domodoshëm, për faktin se Gjakova nuk ka asgjë më të çmuar se sa ambientin dhe natyrën që e rrethon./radiogjakova/