Ardian Kozniku
Ardian Kozniku është njëri nga sportistët me të cilin gjakovarët krenohen jo pak. Karrieren prej futbollisti e nisi në Vëllaznim në moshen 11-vjeçare dhe e vazhdoi në disa klube tjera në Kosovë dhe jashtë saj. Kozniku luajti edhe për Kroacinë dhe morri pjesë në Botërorin e ’98-ës ku u stolisen me medaljen e bronztë.
Ai aktualisht jeton dhe vepron në Kroaci ku futbolli vazhdon t’ia mbush jeten tashmë si trajner. Për të mësuar më shumë nga përditshmëria e ish-sulmuesit, dhe jo vetëm, ju ftojmë të lexoni intervisten për portalin radiogjakova.info.
Në cilën orë bie alarmi i mëngjesit?
A. Kozniku: Në mes të orës shtatë dhe shtatë e tridhjetë.
Mendimi i parë që ju vjen në mendje sapo zgjoheni?
A. Kozniku: Gjithmonë me “bismilah”.
Ku e pini kafen e mëngjesit dhe a e lexoni shtypin?
A. Kozniku: Në kafenen para shtëpisë që quhet “Lusso”, te Besimi herë vetem e herë me ndonjë shokë. Aty e lexoj edhe shtypin.
Kur e filloni diten tuaj të punës?
A. Kozniku: Kur kam stervitje nis që në ora 9 të mëngjesit.
Nëse nuk do merreshit me futboll, në çfarë profesioni tjetër do gjendeshit më mirë?
A. Kozniku: Nuk e kam idenë. Por, prapë do kisha thënë që me sport patjeter.
Si futbollist, kur ka qenë momenti që jeni ndjerë me keq në fushë?
A. Kozniku: Zakonisht përherë jam ndjerë keq kur kam humbur ndonjë ndeshje, ose kam pësuar ndonjë lëndim.
Po momenti më i bukur?
A. Kozniku: Momentet më të bukura janë kur kam shënuar gol.
A është e vështirë për një futbollist të luajë në vend të huaj?
A. Kozniku: Nuk është aspak lehtë. Në fillim ndoshta për shkak të gjuhës, por mendojë se sportistët e kan më të shpejtë adaptimin.
Çfarë kujtoni nga koha kur luanit me Vëllaznimin?
A. Kozniku: Kam vetëm kujtime të mira. Ndoshta momentet më të mira janë ato hapat e parë, në moshen 11-vjeçare kur edhe u bëra edhe pjesë e ekipit.
Merrni informacione për Vëllaznimin sot, e dini që ka rënë në ligen e dytë…?
A. Kozniku: Gjithmonë e pëcjell Vëllanimin. Për fat të keq e di që ka rënë në ligë të dytë. Mendoj se Vëllaznimi duhet të rikthehet në Superligë sepse ashtu e don tradita.
Në rast se Vëllaznimi do luante në garat evropiane, do pranonit të riktheheshit si trajner i “kuqezinjëve”?
A. Kozniku: Patjetër që do e kisha pranuar. Nga Vëllaznimi jam larg vetëm fizikisht sepse e atë e mbaj në zemër.
Ku jeni ndjerë më mirë si futbollist në Kroaci, Francë, Qipro apo Austri?
A. Kozniku: Në të gjitha shtetet jam ndjerë mirë, s’do i ndaja. Mirëpo në Kroaci kam më shumë kujtime ndoshta sepse kam luajtur më gjatë, ndërsa padyshim se me Hajdukun i kam kujtimet më të mira.
Sa mendoni se do arrijë Kroacia të lërë gjurmë në Botërorin e 2014-ës?
A. Kozniku: Kroacia gjendet në një grup mjaftë të fortë. Dua që ajo të mbetet sa më gjatë në Brazil, por është pak e vështirë para Brazilit dhe Meksikës.
Kush është miku juaj më i mirë?
A. Kozniku: Kam shumë miq shqiptar, kroat, slloven e francez, prandaj nuk dua t’i ndaj.
A rezervoni kohë për familjen tuaj?
A. Kozniku: Patjetër. Ajo është pjesa më e mirë e dites.
Pa çfarë nuk do të kishte kuptim një ditë e zakonshme për ju?
A. Kozniku: Të mos dal nga shtëpia dhe të mos takohem me ndonjë që e njoh.
Cila është frika juaj më e madhe?
A. Kozniku: As nuk mendoj për frikë.
Ideal Gola/radiogjakova/