.
Published On: Mon, Feb 2nd, 2015

Arestohet i dyshuari për aksidentin në qendër

Share This
Tags

policia_arrestimePolicia e Kosovës ka arritur ta arrestoj një person në Gjakovë, i cili dyshohet se kishte kryer një aksident trafiku pesë ditë më parë.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur me datë 27 janar në qendër të qytetit, në rrugën UÇK, përballë objektit të PTK-së, me ç’rast i dyshuari e kishte goditur me veturë një kalimtar që po ecte në vendin e shënuar për këmbësorë, dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Jo zyrtarisht mësohet se personi i lënduar është një vajzë rreth 18 vjeçare e cila ka marrë lëndime të rënda. Nga ana tjetër, sipas njoftimit të policisë, i dyshuari që është i përkatësisë egjiptas, është intervistuar dhe më pas është liruar me procedurë të rregullt./radiogjakova/