.
Published On: Sat, Apr 25th, 2015

Arrestohen dy shtetas nga Shqipëria

Share This
Tags

arrestim-policiaNë vazhden e aktiviteteve të zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Përëndim me seli në Gjakovë, patrullat e vijes se gjelber gjatë patrullimit rutinorë ne vijen kufitare në fshatin Gerqinë ka identifikuar dy persona shtetas te Shqiperisë te cilet nuk posedonin dokumente personale dhe kishin kaluar kufirin ne menyrë ilegale, te njejtit jane arrestuar dhe ndaj tyre eshte inicuar procedure penale.

Pos kësaj policët e vijës kufitare gjatë këtyre ditëve kanë identifikuar edhe vepra penale te prerjes ilegale te drunjëve, me ç’rastë nga policia janë inicuar tri raste ndaj keqbereseve dhe shkaterruesve te pyjeve, ndërkohë që në tri raste te ndryshme jane konfiskuar 10 metra kub dru-zjarri dhe jane inicuar raste konform ligjit.

Si bëhët e ditur, aktivitetet e tilla janë realizuar falë paisjeve teknologjike per monitorim dhe vezhgim te terenit qe posedon policia kufitare dhe bashkëpunimit te ngusht me qytetarë./radiogjakova/