Arrestohen dy veta, grabitën një 17-vjeçar
Gjakovë- Njësiti i hetimeve pranë Stacionit të policisë në Gjakovë, pas një pune intenzive operativo-hetimore, të hënën rreth orës 16 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuar të mundshëm shtetas të Kosovës Faredin U., i lindur në vitin 1996, nga fshati Cërmjan i Gjakoves, dhe Isa K., i lindur në vitin 1995 po nga ky fshat, lidhur me veprën penale të grabitjes së kryer gjatë ditës së hënë rreth orës 9 të paradites në rrugën ”Sadik Stavileci” në Gjakovë”.
Bëhët e ditur se se këta të dyshuar janë arrestuar pas një opracioni policor të koordinuar mirë me hetuesit të cilët e kanë lokalizuar vendndodhjen e të dyshimtëve, dhe të njëjtit janë prangosur dhe sjellur në stacionin policor. Gjatë intervistimit nga hetuesit, të dyshimtit kanë pranuar veprën e grabitjes, me ç’rast viktimë ishte shtetasi E.M. i lindur në vitin 1997 banues në Gjakovë.
Më konkretisht pas një komunikimi verbal me viktimën të njëjtin me një mjet të fortë e kishin goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i kanë marrë një telefon të tipit “I-Phon 5S”. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit më urdhër të prokurorit të shtetit janë vënë nën masën e ndalimit policor./radiogjakova/