.
Published On: Sun, Dec 22nd, 2013

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Smolicë

Share This
Tags

Policia-e-KosovesGjakovë- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar shtetasin A.A. 64 vjeçar nga Smolica e Gjakovës pasi dyshohet për vrasjen që ka ndodhur më datën 16.12.2013 rreth orës 18:00 në këtë fshat.

“Që nga momenti i kryerjes së veprës penale të vrasjes, është arratisur dhe ky i dyshuar ishte në kërkim policor përderisa është lokalizuar vendndodhja e tij dhe i njëjti nuk ka rezistuar policinë gjatë arrestimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, këtij të dyshuari pasi që është intervistuar, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.