.
Published On: Sat, Aug 15th, 2015

Arrestohet për mardhënie seksuale me të mituren

Share This
Tags

policia-stemaPolicia e Rajonit të Gjakovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili e kishte marrë me vete një femër të mitur, me të cilën kishte kaluar një natë në një hotel dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale.

Si jemi njohtuar nga Krist Gjokaj, komandant i Stacionit të Policisë në Gjakovë, lidhur me rastin, për të dyshuarin ekziston dyshimi i bazuar se ka të bëjë me elemente të veprës penale “trafikim me njerëz-keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, andaj i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në strehimore.

Sipaskomandantit Gjokaj, në vazhdën e hetimeve lidhur me këte rast janë arrestuar edhe 3,4 përsona të tjerë, ndërkohë që hetimet për ndriqimin në tërësi të këtij rasti do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, meqë ka dyshime se bëhët fjalë për një rrjetë të organizuar.