.
Published On: Tue, Jan 14th, 2014

Arsimtarët nuk i praktikojnë metodat bashkohore të mësimdhënies

Share This
Tags

nxenes-klasaGjakovë- Përmirësimi i infrastrukturës së objekteve shkollore në komunën e Gjakovës, që ka qenë evidente gjatë viteve të fundit,  nuk është përcjell edhe me përmirësimin e asaj didaktike.

Si jemi informuar nga Zef Osmani, udhëheqës i sektorit të inspekcionit të arsimit në rajonin e Gjakovës, shumica e madhe e shkollave në komunën e Gjakovës, nuk ia kanë arritur të aplikojnë format bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënjës.

Sipas kryeinspektorit Osmani, gjatë procesit mësimor mungojnë mjetet përkatëse didaktike për një punë kreative të mësimdhënësve duke përdorur mjetet përkatëse konkretizuese.  Gjatë inspektimit të procesit mësimor është hasur në rastet kur shkollat nuk kanë mjete didaktike, ndërkohë që edhe ato pak mjete me të cilat disponojnë përdoren fare pak, apo nuk përdorën fare.

Udhëheqësi i sektorit të inspeksionit të arsimit në rajonin e Gjakovës, Osmani ka thënë se ka diskrepancë ndërmjet asaj që shënojnë mësimdhënësit në planin e punës dhe asaj që aplikojnë në praktik duke përdorur metoda të cilat nuk janë tashmë pjesë e mësimdhënies bashkëkohore, gjë e cila padyshim se reflekton edhe tek përgatitja e mëtutjeshme e nxënësve./radiogjakova/