Asnjë i interesuar për Taphanen
Komuna e Gjakovës gjithashtu ka shpallur ankand edhe për katin përdhesë të objektit të Taphanes.
Mirëpo, sipas përfaqësuesve të Drejtorisë së Kulturës, për këtë objekt, gjatë afatit një mujor sa ka qenë i hapur ankandi, nuk ka pasur të interesuar për të marrë në shfrytëzim.
Për objektin e Taphanës, operatori duhet të mbulojë të ardhurat për dy punonjës që punojnë në muzeun e muzikës që gjendet në pjesën e lartë të ndërtesës./radiogjakova/