.
Published On: Thu, Dec 4th, 2014

Dema: Ngrohtroja në gjendje të mjerueshme

Share This
Tags

ngrohtorja-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për situatën e rëndë në Ndërmarrjen “Ngrohtorja e Qytetit” dhe mungesen e ngrohjes për qytetarët e Gjakovës.

Anëtari i këtij subjekti politik, ish – drejtori i Ngrohtores së qytetit, Astrit Dema, ka thënë gjatë kësaj konference se gjendja e tanishme e Ngrohtores është shumë më e keqe sesa në kohën kur ai ka qenë drejtor, edhe përkundër faktit se menaxhmenti i tanishëm ka të hyra shumë më të mëdha nga granti qeveritar e gjithashtu ka më pak punëtorë.

Dema ka përmendur mosdhënien e pagave për punëtorët e ngrohtores tash e 10 muaj, ndërsa ka potencuar edhe rënien drastike të inkasimit nga menaxhmenti i tanishëm, në krahasim me kohën e menaxhimit të tij.

Nga ana tjetër, gjendja e rëndë e Ngrohtores së qytetit është një fakt që konfirmohet edhe në komunën e Gjakovës, por zëdhënësja e komunës Abetare Domi ka thënë se akuzat dhe vërejtjet e AAK-së janë pa vend, për faktin se është pikërisht ky subjekt politik i cili me keq qeverisjen në 7 vitet e shkuara e ka sjellur Ngrohtoren në buzë të falimentimit.

Megjithatë, Domi ka thënë se Ngrohtorja në bashkëpunim edhe me komunën, po bën përpiekje që ta përmisojë gjendjen e brendshme dhe situata të tilla të mos përsëritetn edhe në vitet e ardhshme./radiogjakova/