.
Published On: Thu, Dec 4th, 2014

ATK seminar me maturantët e Gjakovës

Share This
Tags

atk-maturantet-gjakoveAdministrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Gjakovës, ka mbajtur seminar një ditor me maturantët mbi temën “Sistemi Tatimor në Kosovë”.

Qëllimi i këtij seminari ishte edukimi i nxënësve, konkretisht maturantëve, lidhur me funksionimin e sistemit Tatimor në Kosovë. Prezantimi është mbajtur për tri grupe të nxënësve në amfiteatrin e Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin maturantët e Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, Shkollës së Mesme “Nexhmendin Nixha”, si dhe Qendrës për Aftësim Profesional “Gjon Nikollë Kazazi”.

Nxënësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si fletëpalosjet dhe broshurat: “Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit, Pyetje e Përgjigje për Tatimin e Vlerës së Shtuar, e të tjera./radiogjakova/