Autori Qemajl Juniku sjellë për lexuesit librin e ri me titull “Shungullim shqetësimesh”
“Shungullim shqetësimesh”, me autor Qemajl Junikun, është libri më i ri i cili ka dalë këto ditë nga botimi. Libri është i ndarë në katër cikle dhe sipas autorit Juniku, prej titullit të librit dhe të cikleve, rezulton se bëhet fjalë për një poezi të ngarkuar me probleme dhe situaten aktuale në Kosovë dhe shoqërinë e saj. Poezitë sipas autorit, përshkruajnë në brendi sutuatën e vështirë të popullatës në trevat e Kosovës që sipas mendimit të autorit është pasojë e një politke të gabuar përmes së cilës një klasë sunduese tentojnë e realizojnë synimet e tyre në kurrizin e saj. Në këtë libër me poezi, i nënti me radhë nga autori Juniku, janë mbi 90 poezi, në mesin e të cilave bien në sy edhe poezitë për tri figura të njohura të Gjakovës, juristin Bardhyl Qaushi, akademikun Besim Bokshi si dhe poetin e patriotin Kadrush Kusari. Për botimin e këtij libri të fundit të Qemajl Junikut, ka ndihmuar Drejtoria e Kulturës së komunës së Gjakovës, ndërsa per botimin e tij është përkujdesur klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.