“Aventurat e dy Kësulëkuqeve binjake” nga “Yjet e Vegjël” të Gjakovës
Gjakovë- Një realizim skenik i aktorëve të vegjël binjak do të shfaqet të premten mbrëma në Gjakovë. Bëhet fjalë për komedinë për fëmijë me titull “Aventurat e dy Kësulëkuqeve binjake” të përgatitur nga grupi i dramës “Yjet e Vegjël” të Gjakovës.
Regjinë e këtij realizimi skenik për të rinj e ka bërë aktorja e Teatrit Profesionist në Gjakovë, Rushe Berisha e cila e ka bërë edhe përshtatjen e tekstit. Asistente e regjisë është Shpresarta Sadriu, ndërkaq kostumografia është përgatitur nga Belkize Patoku.
Në rolet kryesore paraqiten binjaket: Albiona e Aulona Gjoci, Fjolla e Fiona Gola, Zana e Fjolla Bytyqi, Sidorela dhe Artiola Sylmeta pastaj Samanta e Saranda Nikollbibaj si dhe aktorë të tjerë.
Komedia për shumë çka e veçantë për fëmijë me titull “Aventurat e dy Kësulëkuqeve binjake”, shfaqet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, me fillim prej orës 17:00./radiogjakova/