.
Published On: Sat, Jan 10th, 2015

Bankat “vetëm shpirtin” s’iu marrin qytetarëve

Share This
Tags

gjakova-Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë e po ashtu edhe në komunën e Gjakovës, kanë shtrenjtuar tarifat për shërbimet bankare, e që në disa vende tjera ofrohen falas.

Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni, kurse në disa banka tjera mund të përfundosh shërbimet me një euro e pesëdhjetë centë, respektivisht 1 euro.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi në mesin e qytetarëve të Gjakovës, të cilët po thonë se kjo shumë është e madhe dhe e papërballueshme për ta. Sipas qytetarëve, bankat komerciale me këtë mënyrë thjeshtë po plaçkitin qytetarët, pasi kanë krijuar monopol të pagesave. Të pa kënaqur janë shprehur edhe studentët, të cilët detyrohen që shpesh të bëjnë pagesa përmes bankave.

Zyrtarët e disa prej bankave komerciale në Gjakovë nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë, me arsyetimin se një gjë të tillë e kanë të ndaluar nga qendra.  Ndërkohë, një mundësi më e mirë që tashmë u ofrohet qytetarëve është edhe Posta e Kosovës. Zyrtarët e këtij institucioni kanë bërë të ditur se tek ta pagesat mund të bëhet me një shumë fare të vogël të provizionit./radiogjakova/