Banorët mirëmbajnë sheshin “Fadil Hoxha”
Mirëmbajtja e shesheve dhe parqeve nga vetë qytetarët e Gjakovës janë gjithmonë iniciativa të mirëpritura.
Banorët pranë sheshit “Fadil Hoxha” afër Stacionit Policor ndërmorën një aksion për pastrimin dhe rregullimin e parkut në këtë shesh.
Duke shfrytëzuar kohën e mirë gjatë fundjavës ata pastruan gjithë ambientin, u kujdesen për pemët duke i ngjyrosur edhe drunjtë me gëlqere si dhe kryen punë të tjera të vogla por me rëndësi për mirëmbajtjen e këtij parku.
Mirëpo, banorët kishin edhe kërkesa për Komunën e Gjakovës. Ata duan që parku të pajiset me shporta për mbeturina, ulëse si dhe të vendosen pengesa fizike për të penguar parkimin e automjeteve në trotuaret rreth këtij parku, pasi sipas tyre, po vështirësojnë ecjen e këmbësorëve.
Iniciativa për mirëmbajtjen e parkut të tyre në vazhdimësi kanë ndërmarrë edhe banorët e lagjes “Gecë” të cilët po kujdesen për atë që njihet si “parku i vogël” në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”./radiogjakova/