.
Published On: Fri, Mar 28th, 2014

BarCamp 7, sjellë në Gjakovë përvojën perëndimore të biznesit

Share This
Tags

bar-campGjakovë- Nesër (e shtunë) mbahet takimi i radhës i BarCamp Gjakova që organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar (KAQ) dhe mbështetet nga IPKO Foundation. Në të do të marrin pjesë folës të cilët do të referojnë mbi tema mjaft interesante duke ndarë me të pranishmit përvojën e tyre. Më poshtë po ju prezantojmë folësit e BarCamp 7 që mbahet në “Del House”.

Emanuel Bajra – ka kryer studimet parauniversitare dhe ato universitare me rezultate të larta në Britaninë e Madhe. Ai është i angazhuar momentalisht pranë zyrës për ekonomi, politika monetare e stabilitet financiar në Bankën Qëndrore të Anglisë në një projekt profesional me temën “ Shtypja e parasë dhe ndikimet e saj në nivelin e papunësisë dhe varfërisë ne Mbretërinë e Bashkuar”. Ai është gjithashtu i punësuar në “Lloyds Banking Group”, me qendër në Londër.

Alejtin Berisha – drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, anëtar i bordit në European Higher Education Society, bashkëpunëtor në Institutin Steinhardt për Politika të Arsimit të lartë në New York University do të flasë mbi rolin e universiteteve në krijimin e ekosistemit të sipërmarrjes. Ai është sipërmarrës dhe bashkëthemelues i iziSurvey.com si dhe drejtor menaxhues për i Wilson Learning Kosovën dhe Shqipërinë.

Halil Radogoshi – Drejtor Strategjik në Dovela QM, kompani franceze e cila është e specializuar në menaxhimin cilësor dhe inteligjencën në biznes, është përgjegjës për vlerësimin e rreziqeve dhe mundësive globale për kompaninë. Deri vitin e kaluar, Radogoshi ka punuar në Geneva International Center for Humanitarian Demining (GICHD), si konsulent senior për menaxhimin e Sistemit të Informacionit. Përvoja e tij 15 vjeçare do të jetë padyshim një udhërrëfyes i vlefshëm për të pranishmit në Barcamp, ku ai do të flasë mbi sfidat për sipërmarrësit e rinj në Kosovë./radiogjakova/