Bashkëpunimi ndërkufitar, temë në seancën e veçantë të Parlamentit të Brukselit
Gatishmëria për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët në mes të komunave të rajonit të Brukselit dhe Komunës Forest me zonën ndërkufitare Shqipëri- Kosovë, konkretisht me komunat Tropojë, Kukës, Gjakovë dhe Prizren ishte temë e seancës së posaçme të Parlamentit të Brukselit në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të Brukselit dhe komunës Forest, Filip Klozë dhe Mark-Zhë Gesels.
Në këtë takim, Komunën e Gjakovës dhe atë të Prizrenit e përfaqësoi Vlora Gjergjezi, kryetare e OJQ “Idea”.
Në fjalën e saj, ajo tha se “qëllimi ynë është të kemi model shtetet e avancuara të Europës të cilët kanë realizuar projekte të ngjashme rajonale për zhvillim në disa sektorë si arsimi, shëndetësia e turizmi”.
Ndërsa përfaqësuesi i komunave shqiptare në kufi me Kosovën, Bashkim Shehu, kryebashkiak i Kukësit, tha se do të ketë një intesifikim të bashkëpunimit me Gjakovën e Prizrenin për të realizuar projekte të përbashkëta e për të sjellë investime në vendet tona.
Kjo seancë u organizua nga deputeti i Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj, ndërsa mendime rreth bashkëpunimit mes komunave ndërkufitare dhanë edhe të tjerë të ftuar në këtë seancë./rtk&rgj/