.
Published On: Fri, Jan 30th, 2015

Bëhet ristrukturimi i dy drejtorive komunale

Share This
Tags

komuna-gjkKomuna e Gjakovës ka vendosur që të bëj ristrukturimin e dy drejtorive komunale, konkretisht përcaktimin e drejtë të kompetencave të këtyre dy drejtorive, kompetenca të cilat ka ndodhur që shpesh herë të ngatërroheshin tek njëra tjetra.

Bëhet fjalë për drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, konkretisht kompetencat e këtyre dy drejtorive sa i përket rregullimit të infrastrukturës. Deri më tash, ka qenë drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ajo që është marrë me asfaltimin e rrugëve, ndërsa më pak rëndësi i ka kushtuar detyrës esenciale të saj, zhvillimit ekonomik.

Me vendimin e ri, të gjitha kompetencat dhe obligimet rreth infrastrukturës do të kalojnë tek drejtoria e Shërbimeve Publike. Sipas zyrtarëve komunal, me këtë lëvizje synohet që të lirohet drejtoria e Zhvillimit Ekonomik që më shumë të punojë në detyrën primare të saj, zhvillimin ekonomik, thithjen e investimeve të huaja, krijimin e vendeve të punës, e punë të tjera që ndikojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e komunës së Gjakovës.

Sipas këtyre zyrtarëve, pas bartjes së kompetencave, pritet edhe lëvizja e buxhetit, gjegjësisht kompatibiliteti i buxhetit me detyrimet dhe angazhimet e secilës drejtori./radiogjakova/