Beqa: Kusari-Lila, e frustruar nga rezultati i zgjedhjeve
Në një konferencë për media, kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, reagoi pas shkëputjes së koalicionit, duke e quajtur vendimin e kryetares Kusari-Lila si të pamatur dhe të papërgjegjshëm.
Sipas Beqës, arsyeja e shkëputjes së koalicionit janë rezultati i zgjedhjeve të fundit me të cilat, sipas tij, Kusari-Lila është e zemëruar dhe e frustruar.
Kreu i degës së PDK-së shtoi se nuk qëndron arsyetimi i kryetares së komunës së Gjakovës se drejtorët e qeverisë nga kjo parti nuk kanë pasur performancë të mirë.
Beqa shtoi se vlerësimin më të mirë për punën e PDK-së në qeverinë lokale e bënë qytetarët në zgjedhjet e 11 qershorit./radiogjakova/