.
Published On: Mon, Jul 28th, 2014

Besimtarët islam, në Gjakovë, po kremtojnë festen e Fiter Bajramit

Share This
Tags
 xhamia-
Sot besimtarët islam po kremtojnë festen e Fiter Bajramit. Është kjo një  festë që mbulon me gëzim e hare zemrën e besimtarit, i cili përgjatë një muaji iu përkushtua më plot sinqeritet Zotit, duke agjëruar, falur namaz, dhënë sadaka dhe duke bërë lutje .
Namazi i Bajramit është falur  në të gjitha xhamitë e komunes së Gjakovës, ndërkaq, manifestimi qendrorë i faljes së Bajramit është mbajtur në xhamin e Hadumit dhe është udhëhequr  nga Hafiz Safet Efendi Hoxha. Me këtë rast ai mbajti  një ligjëratë kushtuar vlerave sublime të agjërimit dhe njëkohësisht përcjelli  mesazhin e urimit për Bajramin e Madh.  
 
Ndryshe, me rastin e Fiter Bajramit, gjatë ditës së sotme në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, prej orës 9 deri në orën 11 u organizua pritje për mysafirë dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme komunale.
Pas faljes së bajramit tradicionalisht vizitohen varrezat e më të dashurve ndërkohe qe ka pasuar dreka solemne me ritet tjera të festës që pasurohen për tri ditë me ëmbëslira dhe vizita tek të afërmit duke këmbyer urime për fat, lumturi e mirëqenie sociale. Radio Gjakova u bashkohet urimeve të përgjithshme për një  solidaritet me familjet e varfra  fat, lumturi dhe mirëqenie.