Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin
Në mëngjesin e së dielës, kudo në xhamitë e qytetit të Gjakovës u mblodhën besimtarë të shumtë myslimanë për të marrë pjesë në të dyja lutjet e mëngjesit.
Ceremonia qendrore e faljes së namazit të Fiter Bajramit u mbajt në xhaminë e Hadumit.
Namazin e sabahut dhe të bajramit e udhëhoqën hafiz Mustafa ef. Bayram, dhe hafiz Soner Muslu, imam të dërguar nga Dijanet-i i Turqisë.
Ndërsa ligjeratën dhe hutben e mbajti imami i kësaj xhamie hfz. Safet ef. Hoxha.
Edhe këtë vit, në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit morën pjesë një numër i madh i besimtarësh, të cilët u detyruar të falen edhe në hajatin e xhamisë.