Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Në atmosferë të gëzuar dhe festive të premten bashkëqytetarët tanë të besimit islam, po kremtojnë Kurban Bajramin.
Që në orët e hershme të mëngjesit mijëra besimtarë i janë drejtuar xhamive për të bërë faljen e Bajramit të vogël. Manifestimi qendror i faljes së Namazit është bërë në xhaminë e Hadumit, i prirë nga Hafiz Safet Hoxha, i cili përmes një ligjërate përcolli edhe mesazhin për Kurban Bajramin.
Manifestimet kanë vazhduar me vizitat tradicionale në varrezat e qytetit për të afërmit e ndjerë, ndërsa në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës është organizuar pritje për mysafirë dhe vizitorë.
Me ndjenjën e solidaritetit dhe të bamirësisë, sot individ, organizata, shoqata dhe ndërmarrje tregtare, për të varfëritë dhe familjet në nevojë kanë shpërndarë mish të kurbanëve dhe ndihma në artikuj ushqimorë.
Ndryshe, festa e Bajramit të vogël po vazhdon me vizitat e ndërsjella familjare tek të afërmit, miqtë e shokët dhe me gostinë e bakllavës tradicionale dhe ëmbëlsirave nga më të ndryshmet./radiogjakova/