.
Published On: Mon, Aug 17th, 2015

Bibloteka kërkon donator për dixhitalizimin e saj

Share This
Tags

BIBLOTEKA 1Stafi dhe menaxhmenti i Biblotekës ndërkomunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë po e kërkon me ngulm gjetjen e ndonjë donatori, me ndihmen e të cilit do të mund të bëhet digjitalizimi i sistemit bibliotekar, pasi po konsiderojnë se me këtë veprim shërbimet bibliotekare do të bëhen më të afërta dhe më të pranueshme për lexuesit.

Engjëll Berisha drejtor i këtij institucioni ka thënë për radion tonë se me digjitalizim të sistemit bibliotekar, rritet mundësia që institucioni të ketë një pasqyrë më të qartë për fondin i librit dhe ta menaxhojë edhe më mirë këtë fond. Sipas Berishës, pas realizimit të këtij projekti edhe vet lexuesit do të kenë një pasqyrë më të mirë të fondit të librit në bibliotekë, pasi do të kenë qasje në mënyrë online që nga shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër, ndonëse po vazhdon të furnizohet me sasi të caktuara, biblioteka përsëri po vazhdon ta ndjejë mungesën e librit, në veçanti të titujve të rijnë. Drejtori Berisha ka bërë të ditur se fondi i tërësishëm i librit vazhdon të mbetet i vogël karshi kërkesës së madhe nga ana e lexuesve.