.
Published On: Wed, Sep 3rd, 2014

Bie nga ndërtesa, vdes 37-vjeçari

Share This
Tags

policia-Nikë M., i lindur në vitin 1977 nga fshati Vogovë i komunës së Gjakovës, ka vdekur të martën në mbrëmje në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

I ndjeri ishte aksidentuar dje rreth orës 10 paradite në Gjakovë, duke rënë nga lartësia e një objekti në qendër të qytetit. Aksidentin e ka konfirmuar përmes një komunikate edhe policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se pas rënies nga lartësia, i ndjeri ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga Emergjenca e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë, është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve okular, i ndjeri Nikë M. ka qenë duke e bërë pastrimin e këtij objekti kur kishte rënë nga lartësia. Rasti i rëndë është duke u hetuar nga hetuesit policor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit./radiogjakova/