.
Published On: Sat, Jan 6th, 2018

Bie nga ura në “Bllokun e Ri”, në kërkim 88-vjeçari

Share This
Tags

Pasditen e së premtes Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informatë se një person i moshës 88-vjeçare ka rënë nga ura e lagjes “Blloku i Ri”.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Major Kristë Gjokaj i ka thënë Radio Gjakovës se personi i zhdukur është ende në kërkim nga forcat policore si dhe nga zhytësit.

Në lidhje me këtë i është bërë kërkesë për ndihmë edhe ekipit të zhytësve të FSK-së që pritet të dalin në vendngjarje. Po ashtu, në mënyrë vullnetare po japin ndihmën e tyre edhe një ekip zhytësish nga Mitrovica.

Personi i zhdukur është kapur nga kamerat e sigurisë deri sa ka rënë nga ura mbi lumin Erenik që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë./radiogjakova/