.
Published On: Thu, May 22nd, 2014

Bien vjedhjet, në rritje numri i përdoruesve të drogës

Share This
Tags

gjakova-Gjakovë- Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit në të cilën janë trajtuar disa çështje me interes për sigurinë dhe dobinë e qytetarëve.

Fillimisht, nga eprori policorë Kristë Gjokaj, është raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës, e cila është vlerësuar të jetë stabile dhe e sigurt. Sipas raportimit të komandantit Gjokaj, për herë të parë që nga paslufta në këtë periudhë kohore nuk ka ndodhur asnjë vrasje, ndërkohë që kanë mbetur në tentativë dy raste të konsideruara si tentim-vrasjeve.

Në këtë periudhë kohore të këtij viti, krahasuar me një vit më parë është konstatuar se numri i rasteve të vjedhjeve ka shënuar rënie në 30%, ndërkaq është konstatuar se ka rritje të vogël të vjedhjeve të kualifikuara si të rënda. Rezultat pozitiv është vlerësuar të jetë zbulimi i rasteve. Është shprehur shqetësim edhe për përdorimin e drogës, sidomos tek kategoria më e ndjeshme, ajo e moshës 14 deri 22 vjeçare.

Për sa i përket gjendjes në komunikacion, është potencuar shtimi i numrit të gjobave gjatë këtij muaji për shkak të një aksioni për siguri në trafik të shpallur në këtë muaj, ku sipas komandantit Kristë Gjokaj, pos vozitësve të automjeteve janë ndëshkuar edhe këmbësorë si dhe biçiklistë të cilët nuk kanë respektuar drejtimin njëkahor të qarkullimit./radiogjakova/