.
Published On: Thu, Dec 12th, 2013

“Bizneset e Gjakovës me mundësi të barabarta zhvillimi”

Share This
Tags

mimoza-biznesetGjakovë- Mimoza Kusari Lila ka organizuar takim me bizneset dhe përfaqsuesit e sektorit privat të komunës së Gjakovës. Fillimisht,  Kusari-Lila është zotuar për mbajtjen e të gjitha premtimeve dhënë gjatë fushatës elektorale për zhvillimin dhe mbështetjen e sektorit privat në Komunën e Gjakovës.

“Jam këtu sërish edhe pas përfundimit dhe certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për të ju siguruar mbështetjen time si kryetare e komunës së Gjakovës, si dhe të qeverisjes së ardhshme lokale drejt zhvillimit dhe përmisimit të bizneseve dhe sektorit privat në komunën e Gjakovës. Ju në qeverisjen time, do keni mundësi të barabarta zhvillimi,  ku edhe do keni një konkurencë të shëndoshë e cila do ju mundësoj siguri dhe zhvillim të përgjithshëm.

“Një nga prioritet e para, do jetë themelimi i këshillit konsultativ në kuadër të Komunës për bizneset dhe sektorin privat, këshill ky i përbërë nga ekspert të zhvillimit ekonomik dhe përfaqësues të bizneseve. Në fillim të vitit 2014 Gjakova do ta ketë edhe listën e lehtësirave të zonës së lire ekonomike, të cilat do ju mundësojnë edhe juve si biznese të zgjeroni kapacitetet prodhuese dhe tregtuese. Komuna e Gjakovës, do  jetë një partner për qeverin e Kosovës për sigurimin dhe përmisimin e infrastrukturës së nevojshme për zonën e lirë ekonomike”, u shpreh Kusari-Lila.

Ajo gjithashtu ka garantuar se qeverisja lokale do angazhohet për përkrahjen e vazhdueshme të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes sistemit të granteve që do të hyjë në funksion gjatë vitit 2014.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve e kanë uruar Kusari-Lilen për fitoren, por njëkohësisht edhe e kanë informuar me problemet që përballen në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre. Në diskutimin e hapur është cekur nevoja që kapitali i bizneseve të orientohet në prodhimtari, kontakte me diasporën, përmisimin e infrastrukturës si dhe përfshirjen e grave dhe të rinjëve në të bërin biznes. /radiogjakova/