.
Published On: Mon, Apr 14th, 2014

Biznismenë nga Shqipëria dhe Kosova njihen me projektin e Alpeve

Share This
Tags

mimoza-zv-ministratGjakovë- Gjakova ishte nikoqire e disa dhjetëra bizneseve nga Shqipëria e Kosova, ku kanë zhvilluar debat, në kuadër të një projekti të përbashkët të ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovës dhe ministrisë së Urban dhe Turizmit në Shqipëri dhe komunës së Gjakovës.

Qëllimi i këtij projekti është që bizneset e të dyja vendeve në veçanti ato të sferës së turizmit, të punojnë bashkërisht në mënyrë që ta krijojnë një ofertë të përbashkët turistike për zonën që përfshinë të dyja shtetet. Gjatë qëndrimit në Gjakovë, biznesmenët janë shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila dhe  dy zëvendësministrat e ministrive përkatëse Kosovë -Shqipëri, konkretisht Alfred Dalipit nga Shqipëria dhe Gyneyd Ustaibo nga Kosova.

Kusari-Lila ka thënë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të dalin me një treg të unifikuar e të përbashkët turistik dhe, ndihmë të madhe në këtë do të japë edhe projekti i përbashkët i Alpeve Shqiptare, i cili tashmë ka filluar të realizohet nga qeveritë e të dyja shteteve. Ajo ka shtuar se nuk është e largët dita kur Kosova dhe Shqipëria përmes zhvillimit të përbashkët do ta zhdukin plotësisht vijnë që dikur i ka ndarë këto shtete.

E mbështetje për zhvillimin e përbashkët përmes këtyre bizneseve, kanë dhënë edhe dy zyrtarët qeveritar të të dy shteteve, të cilët kanë premtuar se do t’i mbështesin të gjitha nismat e përbashkëta që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria. Zv/ministri i Ministrisë Urbane dhe Turizmit në Shqipëri ka thënë se marrë në tërësi, projekti i Alpeve gjithëpërfshirës ka në brendi 22 nën projekte që kompletojnë infrastrukturën e zhvillimit të truizmit në Alpet shqiptare që përfshin Shqipërinë dhe Kosovën, duke shtuar se mundësit në këtë drejtim janë që të zgjerohet turizmi edhe në Mal të Zi.

Ndërkohë zv/ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka thënë se mundësitë që ka rajoni i ynë pa dyshim se do të jetë një gamë e madhe e turizmit në Alpet shqiptare.

Përfaqësuesi  i USAID-it Jack Delf, ka premtuar se do të jetë në gjendje gatishmërie dhe në ndihmë që këtij projekti që mbanë në vete një paketë substanciale për zhvillimin e këtij rajoni në sektorin e turizmit ti japim një përkrahje të vazhdueshme.   Ndryshe, gjatë ditës, biznesmenët do të inspektojnë zonat turistike e kulturore në komunat e Gjakovës e Deçanit, ndërsa ditën e martë do ta vizitojnë zonën turistike të Valbonës. /radiogjakova/