Bjeshkatarët e Pashtrikut organizuan “Valbona 2015”

Foto nga arkiva
Me organizim të Shoqatës së bjeshkatarëve “Pashtriku” nga Gjakova, gjatë vikendit që e lam pas në Luginën e Valbonës është mbajtur takimi tradicional i bjeshkatarëve “Valbona 2015”.
Në këtë aktivitet vjetor morën pjesë mbi 300 bjeshkatarë nga të gjitha trevat shqiptare në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, por nuk munguan as bjeshkatarët e huaj, të cilët përgjatë dy ditëve qëndruan në kampin e ngritur nga bjeshkatarët gjakovarë.
Gjatë ditës së dielë, bjeshkatarët pjesmarrës në këtë aktivitet kanë organizuar katër marshuta nëpër bjeshkët e Valbonës, konkretisht tek Burimi i Valbonës, tek Qafa e Valbonës, në majen Kurora dhe në majen më të lartë në trojet shqiptare, majen e Jezerës, që ka një lartësi mbidetare prej 2 mijë e 694 metra.
Pikërisht në këtë maje, bjeshkatarët shqiptar kanë mbajtur të hapur flamurin Çek, në nderim të dy turistëve çek që dit më parë e vranë në veri të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Federatës se Bjeshkatarëve të Kosovës Arben Lila, i cili e ka vlerësuar lartë organizimin e bjeshkatarëve të Gjakovës.










