.
Published On: Sat, Aug 13th, 2016

BL e tetë në Gjakovë kërkon rregullimin e një pjese të Parkut të Lirisë

Share This
Tags

Banorët e Bashkësisë Lokale numër tetë në Gjakovë, kanë filluar përgatitjet për realizimin e kërkesës së tyre për rregullimin e infrastrukturës në Parkun e Lirisë në komunën tonë. Si jemi njoftuar nga Nevruz Gjoci, kryetari i kësaj Bashkësie Lokale, lidhur me këtë iniciativë, ekziston dëshira për mbështetje nga ana e Drejtorisë komunale të Shërbimeve Publike në Gjakovë, bazuar në bashkëpunimin e komunës me organizatën Demos.

Pos rregullimit të gjelbërimit, sipas një projekti ideor, në hapësirën e Parkut të Lirisë, aty ku ndodhet edhe varri i heroit kombëtar Sylejman Vokshi, është parashikuar të vendosën edhe ulëse me tavolina pastaj shporta për mbeturina e të tjera. Sipas Gjocit, lidhur me jetësimin e kësaj iniciative janë duke u zhvilluar biseda me titullarin e kësaj prone, Bashkësinë Islame në Gjakovë.