.
Published On: Wed, Apr 16th, 2014

Bora e pranverës sjellë telashe

Share This
Tags
gjakova-boraGjakovë- Dimër në pranverë, apo “shkundja e plakave”,  pavarësisht se ishte i mirëpritur për mungesën e gjatë të lagështisë, ka sjellë edhe dëme. Më së shumti kanë  pësuar  pemët nga thyerjet e degëve. Në të këtilla rrethana të borës, ekspertët e bujqësisë këshillojnë pemtarët që të shkundin pemët.Bora ka shkaktuar edhe telashe me furnizimin me rrymë elektrike për faktin e dëmtimit të rrjetës elektrike e me këtë kanë pësuar edhe ato vendbanime që furnizohen me ujë të pijes përmes pompave elektrike. Në Kompaninë  Rajonale të  Ujësjellësit “Radoniqi “ njoftojnë se, për shkak të reshurave të bores është shkaktuar prishje e sistemit elektrik në territorin e komunës së Gjakovës , gjë që ka bërë që të ndërpritet furnizimi me rrymë elektrike në shumë vendbanime dhe kjo ka shkaktuar probleme edhe për ato zona  që furnizohen me ujë të pijes përmes sistemit të pompave.Kjo kompani  njofton konsumatoret e fshatrave Sopot, Cermajn, Novosell, Skivjan, Janosh  dhe disa fshatra tjera  që kanë sistemin e furnizimit me ujë përmes pompave se nuk do të kenë ujë deri në evitimin e dëmtimeve të shkaktuara në sistemin e furnizimit elektrik. Ekipet e Radoniqit në bashkëpunim me ekipet e KEDS , janë në terren dhe po punojnë që  sa më shpejt t’i eliminojnë defektet elektrike./radiogjakova/